Surprise Me!

Report TV - Demarkacioni, protestë para ambasadës së Kosovës në Tiranë

2016-09-26 0 Dailymotion

Dhjetëra protestues u mblodhën mesditën e kësaj të hëne përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë, kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Në këtë tubim morën pjesë profesorë të universiteteve të ndryshme si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Brisida Gjikondi, u shpreh se nga marrëveshja përfiton Mali i Zi, të cilit i falen kilometra të tëra tokë shqiptare.

"Ne duhet të shkruajmë historinë tonë. Ne kemi për të marrë toka nga Ballkani dhe jo të japim. Nuk kemi troje për të humbur, pasi ne kemi shteti më i kafshuar i Ballkanit", u shpreh ajo.

Buy Now on CodeCanyon