Partia Demokratike ka protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Partia Demokartike dhe familjarët e Arditit, kërkuan drejtësi për zbardhjen e të vërtetës.

Në protestën që zgjati rreth 20 minuta, anëtarë të Këshillit Bashkiak të PD-së dhe simpatizantë të kësaj force politike, u shprehën se duhet të zbulohet kush është përgjegjës, për vdekjen e Ardit Gjoklajt

17-vjeçari Ardit Gjoklaj humbi jetën në datën 7 gusht dhe sipas hetimeve, dyshohet se është vrarë aksidentalisht nga eskavatori.

Më herët Bashkia e Tiranës tha se PD kërkon të bëjë politikë me fatkeqësitë e qytetarëve.