Surprise Me!

Report TV - Gati muzeu 'Gjethi',Bashkim Shehu: S’gjetëm dokumente të torturave

2016-09-26 1 Dailymotion

Pas rehabilitimit të godinës Muzeu "Gjethi" ka kaluar në fazën e tretë të muzealizimit. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro së bashku me grupin e punës të përbërë nga Bashkim Shehu, Gëzim Qendro, Artan Puto e Fabian Kati organizoi këtë të martë dëgjesën e parë publike për projektin e muzealimit të shtëpisë së gjetheve.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e vlerësoi muzeun ?Gjethi? si një projekt për t?u përballur me të shkuarën e terrorit komunist.

Ministrja e Kulturës përmendi me këtë rast edhe arritjet e Bunk Art.

Kuratori Bashkim Shehu foli për dokumentacionin dhe objektet për projektin e muzealizimit, por ai ka pohuar se nuk gjen dokumente që rrëfejnë për torturat që bëheshin gjatë fazës së hetimeve nga Sigurimi i Shtetit.

Përfaqësues të shoqatës të përndjekurve politikë dhe të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit si Bilal Kola, Çelo Hoxha, Simon Mirakaj kanë reaguar për mungesën e dokumenteve për viktimat e diktaturës

Më tej për Report TV, Bashkim Shehu Shehu këmbëngul se nuk ka gjetur asnjë dokument. Madje edhe për torturat që i janë bërë nënës së tij Fiqrete Shehu gjatë hetimeve.

Buy Now on CodeCanyon