Partia demokratike ende nuk ka një vendim për t'iu drejtuar ose jo gjykatës Kushtetuese për ligjin e vettingut, i cili u votua një ditë më parë në mënyrë të cilësuar në parlament me 88 vota të mazhorancës.<br /> <br />Ndonëse partia demokratike ka paralajmëruar se do të ndjekë cdo hap ligjor për të kundërshtuar atë që e cilëson si një ligj antikushtetues, do të presë hyrjen në fuqi për të bërë lëvizjen e radhës për këtë cështje.<br /> <br />Sipas parashikimeve ligjore për hyrjen në fuqi të ligjit do të jetë fillimisht Kuvendi që informon Presidentin, i cili ka 20 ditë kohë në dispozicion për tu shprehur me dekret.
