Shqetësimi i delegatit të UEFA për mungesën e hapësirave në oborrin e stadiumit 'Loro Boriçi' në Shkodër është bërë ?molla e sherrit? mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dje gjatë vizitës.

Para nisjes së ndeshjes miqësore të Shqipërisë dje me Marokun delegati i UEFA-s ka ngritur si shqetësim para kryeministrit mungesën e hapësirave për parkimin e autobuësve të tifozëve dhe mjeteve të tjera para stadiumit.

Kritika e kryeministrit për shembjen e tyre ka irrituar kryebashkiaken e Shkodrës, e cila ka deklaruar se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Objektet që ndodhen në oborrin e stadiumit ?Loro Boriçi? janë kryesisht biznese, magazina, por edhe banesa.