Kongresmeni i SHBA Eliot Engel po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu fillimisht zhvilluan një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi i Eliot Engel dhe Donald Lu me kreun e PD zhvillohet vetëm pak ditë pas miratimit të ligjit të Vetingut, që është hapi i parë i zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Partia Demokratike nuk e votoi, ndërsa ligji u miratua me 88 vota nga PS-LSI dhe PDIU.

Gjatë takimit me Bashën, Engel vlerësoi kryetarin e Partisë Demokratike për lidershipin e treguar në procesin e ndryshimeve kushtetuese si dhe sinjalin pozitiv që vullneti politik jep për integrimin europian të vendit.

Shqetësimet e ngritura nga Basha gjatë takimit me Engel ishin zgjedhjet, krimi dhe droga me mbështetje shtetërore si dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht sipas tij.

Basha ndau me nënkryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të ligjit të dekriminalizimit dhe ndarjen e politikës nga krimi.

"Shqipëria është shndërruar në hambar kultivimi të lëndëve narkotike e cila mbrohet nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme të cilët marrin fitimin e tyre. Këto para dhe paratë e korrupsionit qeveritar po përdoren në zgjedhjet e Dibrës dhe nesër në të gjithë Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse mazhoranca nuk ka vullnet të realizojë reformën zgjedhore"tha Basha.