Surprise Me!

Oranews- Grabitësit tradhëtohen nga shenja e gishtave në shishe uji

2016-09-27 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas arrestimit të tre personave të dyshuar si autor të grabitjes së bankës në ish-Bllok pak kohë më parë zbulohen detaje që çuan në idenifikimin e tyre. Burime nga grupi hetimor bëjnë më dije se shenja e gishtave në një shishe plastike uji në bodrumin pranë bankës tradhëtoi një nga grabitësit e cili u vu nën përgjim dhe më pas u bë i mundur dhe identifikimi i dy personave të tjerë të dyshuar si autor të grabitjes.
Gjurma, e cila zbuloi tre autorët e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në ish-Bllok në kryeqytet, u gjet në një shishe plastike uji që ishte lënë nga agresorët, në bodrumin ku kishin punuar për të depërtuar në kasafortën e bankës.
Sëbashku me sendet e tjera të gjetura në bodrum, shishja është dërguar nga ekspertët për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore dhe krahasimi në sistem ka identifikuar se ato i përkisnin të arrestuarit Robert Liti.
Pas arritjes së identifikimit të njërit prej të dyshuarve, policia nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonike arriti të identifikojë edhe dy autorët e tjerë të dyshuar dhe u vu në ndjekje të tyre.
Mësohet se pas vjedhjes së bankës, dy prej pjestarëve të këtij grupi udhëtuan drejt Malit të Zi dhe u kthyen pas 4 ditësh, por këtë herë jo nga kufiri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitesit-tradhetohen-nga-shenja-e-gishtave-ne-shishe-uji/

Buy Now on CodeCanyon