Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, padi penale për 12 funksionarë publik në qarkun e Dibrës, me akuzën e blerjes së votave dhe presion ndaj votuesve. Grupi i akuzuar nga Partia Demokratike udhëhiqet nga Drejtori i Tatimeve, Dionis Ymeri dhe pjesë e këtij grupi cilësohet dhe shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga. Partia Demokratike pretendon se ky grup prej 10 ditësh po blen vota dhe ushtron presion ndaj zgjedhësve në Dibër.
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, një grup funksionarësh pubklik në Qarkun e Dibrës për blerje votash dhe kanosje të qytetarëve në favor të kandidatit të majtë Muharrem Rama.
Demokratët në padinë e tyre theksojnë se ky grup i strukturuar kriminal, udhëhiqet nga Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër.
PD: ?Shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave, si dhe është duke realizuar vepimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në zonat e Sllovës dhe Kalasë së Dodës. Ky shtetas rezulton nga verifikimi dhe raportimet e bonarëve të zonës, se ka marrë kontakt me qytetarë të ndryshëm të kësaj zone, duke ofruar para në këmbim të votave për kandidatin e ASHE z. Muharrem Rama?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-nje-grup-kriminal-po-blen-vota-dhe-kanos-dibranet-per-ramen/