Surprise Me!

Ekskluzive/Ora News- I riu vetëvritet në aeroportin e Rinasit: Jam Spiderman

2016-09-27 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në aeroportin e Rinasit, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një lartësi brenda terminalit.
Viktima është Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.
?Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në Spitalin Ushtarak?.
I riu mësohet se kishte mbërritur në aeroport në orën 15:30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.
Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).
Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.
Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas, por ai nuk ka komunikuar me asnjë, por menjëherë është hedhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hidhet-ng...

Buy Now on CodeCanyon