Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e grabitjes së bankës në ish-bllok ka zbuluar detaje të tjera se si autorët arritën të realizonin këtë grabitje pa u pikasur. Sipas burimeve, nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe nga rindërtimi i skenës së grabitjes, u saktësua se grabitësit kanë arritur të hapin murin duke përdorur kriko makine.
Sipas hetuesve kjo pajisje u ka shërbyer grabitësve për të mos përdorur forcë dhe goditje në hapjen e murit dhe në këtë mënyrë ata kanë punuar pa bërë zhurmë.
Sipas burimeve, grabitësit kanë krijuar një bazë mbështetëse me pllakat metalike, dhe duke përdorur krikon, ata kanë shtyrë tullat e murit deri sa kanë arritur të heqin tullën e parë. Më pas duke përdorur levën, grabitësit kanë arritur që të krijojnë të çarën deri në madhësinë për të depërduar brenda dhomës kasafortë të bankës.
Pikerisht ne momentin që grabitësit kanë bërë shtytjen e parë me kriko për të hapur murin ka rënë edhe alarmi, i cili u neglizhua nga ana e punonjësve të sigurisë së bankës.
E gjithë skena e hapjes së murit dhe grabitjes u ndërtua prej hetuesve pas gjetjes së provave në vendin e ngjarjes. Mësohet se hetuesit gjetën brenda bodrumit leva hekuri, kriko automjeti, pllaka metalike, tuba metalike, bidon uji 1.5 l si dhe një fishek brave i thyer.
Edhe pse grabitësit ishin treguar të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë gishtash në mjetet e punës, ajo që i ka tradhëtuar ka qenë shishja e ujit e gjetur pranë murit të bankës. Mesa duket, Roland Liti nuk është treguar i kujdesshëm në momentin që e ka blerë apo që e ka prekur për herë të parë shishen e ujit, pasi në të janë gjetur vetëm dy shenja, ajo e gishtit të madh të dorës së majtë dhe e gishtit të madh të dorës së djathtë të Rolan Litit.

Më pas vënia nën vëzhgim e Litit çoi policinë edhe tek dy autorët e tjerë. Fieraku me arsim të lartë, Alan Babameto shfaqej në rrjetet sociale si ?Tony Montana?, duke pozuar me vetura luksoze dhe armë. I riu preferonte jetën prej të forti si tipi i Tony Montana dhe luksin. Ndërsa bashkë me të u arrestua edhe Robert Kulla, djali i Nehat Kullës.