Makina me të cilën lëvizte Ardian Kodra ndodhet akoma në vendin ku ai u vra ditën e djeshme.

50-vjeçari, u qëllua teksa kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.

Ekspertët kriminalistë dhe hetues të Prokurorisë së Lezhës janë rikthyer sërish në Torovicë për të zbardhur mënyrën se si u vra efektivi i policisë Ardian Kodra.

Report Tv ka ndjekur nga afër akt-eskpertimin nga hetuesit dhe sjell pamjet nga vendi dhe mjeti ku u vra 50 vjeçari Kodra.

Siç e shikoni edhe nga këto pamje, Kodra sapo ka zbritur nga dera e parë e mjetit, e cila deri mëngjesin e sotëm kur u krye ekspertiza u mbajt e paprekur, është qëlluar me një plumb në kraharor nga ana e David Qoses.

Në mjetin që drejtohej nga ana e Kodrës duken edhe shenja të tjera plumbash, pasi autori shkreu breshëri ndaj mjetit me të cilin lëviznin efektivët e FNSH-së.

Pasi qëlloi makinën e Policisë autori u fsheh në banesën e tij ku dhe i rezistoi për pesë orë policisë.