Surprise Me!

Report TV - Ja momenti i shkëmbimit të zjarrit mes Qoses dhe policisë

2016-09-27 0 Dailymotion

Një ditë pas vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Torovicë, policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të autorit.

Në videon e publikuar dëgjohen të shtëna armësh dhe granata, ndërkohë që tregohen edhe detaje të lëvizjeve të efektivëve të policisë si dhe momenti kur autori i vrasjes është neutralizuar.

Po ashtu, edhe arma e krimit me të cilën David Qosja goditi për vdekje efektivin Ardian Kodra.

Efektivi i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra është vrarë gjatë një operacioni mesditën e së premtes në Torovicë të Lezhës.

Ardian Kodra, efektivi 50 vjeçar, u qëllua teksa kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.

Sapo furgoni i FNSH-së ka mbërritur pranë banesës së Qoses në fshatin Torovicë, është përballur me breshërinë e plumbave të 27-vjeçarit. Për pasojë një pej plumbave ka kapur në pjesën e kraharorit efektivin Ardian Kodra, i cili humbi jetën pas mbërritjes në spitalin e Lezhës.

Më pas autori u mbyll në banesën e tij, një shtëpi dy katëshe në fshatin Torovicë dhe prej aty qëllonte me armë në drejtim të policisë, sa herë kjo e fundit i bënte thirrje për dorëzim.

Pas pesë orësh në operacion, forcat Rene arritën të kapnin të gjallë autorin, i cili në momentin e arrestimit ka tentuar të vetëvritet. Ndërhyrja në banesën e autorit u bë vetëm pasi atij iu mbaruan municione.

Buy Now on CodeCanyon