Kryqi, rruzarja dhe peshqiri i Nënë Terezës, këto objekte të dashura që ruajnë gjurmët e dorës së saj u ekspozuan këtë të shtunë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Ekspozita mbahet në nderim të figurës së shquar të nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, pohon shefja e shërbimit dhe informacionit të këtij institucioni Reita Tato. Ajo rrëfen për Report TV disa elementë të veçantë të kësaj ekspozite.

Sipas bashkëkuratores Tato, ekspozita është menduar si një homazh? kushtuar Nobelistes së paqes përmes objekteve, kujtimeve dhe titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore.

Ndërsa ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 10 shtator, Tato rrëfen se Nënë Tereza kudo ka lënë fjalët dhe gjurmët e saj për marrëdhënien shpirtërore kishte me Shqipërinë.

Ekspozita për Nënë Terezën është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës.