Vizitën e parë të Nënë Terezës në Shqipëri e kanë shoqëruar dy intelektuale të njohura: artisja e madhe Marije Kraja dhe doktoresha e njohur Adelina Mazreku. Vetëm dy vjet para se të binte diktatura në Shqipëri Anjeza Gonxhe Bojaxhiut i realizohet ëndrra e madhe të vizitonte atdheun e saj.

Doktoreshë Adelina Mazreku në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës na tregon histori të panjohura nga vizita e saj e parë në Shqipëri.

Si ishte takimi i saj i parë me tokën shqiptare, çfarë bisedoi Nënë Tereza me Nexhmije Hoxhën dhe a ishte kjo partizane e ndalimit të fesë e sinqertë me Nënë Terezën.

Ardhja e Nënë Terezës në atdhe u prezantua me lajme të kontrolluara, nga qeveria e kohës u quajt si një vizitë private dhe pati shumë pak fotografi dhe dëshmi mediatike nga kthimi i saj pas shumë dekadash të mohuara.

Por Adelina Mazreku ruan në kujtesën e saj shumë emocione dhe kujtime të bukura nga vizzita e nënë Terezës në Shqipëri.