Të gjitha kopshtet në Tiranë, si në qendër ashtu edhe në periferi, ofrojnë të njëjtat kushte cilësore për fëmijët e kryeqytetit. Ky është synimi i Bashkisë së Tiranës, e cila nëpërmjet nismës ?Adopto një kopsht? ka mundur të rikonstruktojë tërësisht edhe kopshtin nr. 38 në Kombinat. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet e kryera në këtë ambient të ri për fëmijët, theksoi se bashkia po punon për të ofruar të njëjtin standard për çdo fëmijë të Tiranës.

?Më vjen mirë që kemi sjellë të njëjtin standard, për të treguar që fëmijët e Tiranës janë njësoj të çmuar, si ata që kanë lindur në periferi, ashtu edhe ata në qendër?, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, të gjitha statistikat tregojnë se mënyra se si rriten fëmijët deri në moshën 5-vjeç përcakton mënyrën se si ata do të rriten dhe do të jetojnë në 50 vitet e ardhshme, ndaj dhe kujdesi ndaj këtij brezi është shumë i rëndësishëm.

?Më vjen mirë që po ngrejmë baza të shëndosha, nuk po mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por po mendojmë për gjeneratën tjetër. Kjo është më e dobishme në jetën e një qyteti se çdo vendimmarrje tjetër?, tha ai.