Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për të kthyer në pedonale sheshin ??Skëndërbej??. Ky është një ndër projektet e kryebashkiakut Veliaj për t?i dhënë një tjetër pamje kryeqytetit.

Por punimet që po kryhen në shesh e kanë bllokuar atë pjesërisht ku për pasojë ka trafik të rënduar të makinave. Reshjet e shiut gjithashtu kanë ndikuar në rëndimin e situatës së trafikut në një ndër sheshet kryesore të Tiranës.

Sakaq projekti për sheshin ??Skëndërbej?? do të ndryshojë tërësisht krahasuar me formën aktuale. Në kuadër të projektit për kthimin e tij në pedonale pjesa në formë grope pranë monumentit të heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu do të mbushet.

Bashkia e Tiranës thotë se pjesa që vjen me ulje në sheshin ?Skënderbej? do të sheshohet në një. Ky do të jetë një nga ndryshimet që do të ndërmerren.

Gjithashtu sheshi do ketë më shumë hapësirë për qytetarët, pemë dhe gjelbërim.