Pas një viti, sheshi ?Skënderbej? do të shndërrohet në sheshin simbol të të gjithë shqiptarëve. Pas turit të 24 dëgjesave publike me qytetarët të organizuara nga Bashkia e Tiranës, mëngjesin e sotëm nisi puna për zbatimin e fazës së parë të projektit të ?Rikualifikimit urban të sheshit Skënderbej?. Punimet filluan me pjesën qendrore të sheshit dhe rreth Muzeut Historik Kombëtar, ku pas rrethimit të zonës, u vijua me heqjen e shtresës së asfaltit dhe zhvendosjen e pllakave.<br /><br />Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur që, pas një kohe të gjatë, u mundësua nisja e punës për ta shndërruar sheshin ?Skëndërbej? në një hapësirë pedonale, e cila do të shërbejë edhe si një mushkëri për qytetin.<br /><br />?I kemi dhënë mundësi qytetarëve të shprehen, ta pasurojnë projektin, dhe sot kemi një projekt edhe më të mirë se projekti fillestar. 50% i të gjithë territorit të sheshit Skënderbej do të jetë i gjelbëruar, i mbushur me pemë, me shkurre dekorative, ndërsa 50% me pllaka guri që janë marrë nga të gjithë trevat shqiptare?, tha kryebashkiaku Veliaj, pasi inspektoi punimet sot pasdite.
