Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për shkak se ka tentuar t?i ofrojë ryshfet 2 000 lekë një punonjësi policie. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momenti kur shtetasi Lavdimir Qose, banues në fshatin Krujte të Lushnjës, po tentonte t?i jepte para punonjësit të policisë.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa drejtonte mjetin pa certifikatë të kontrollit teknik dhe pa paguar taksat.
?Më datë 08.09.2016, në Sukth, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa Çertifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa?, sqaron policia e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoferi-tenton-ti-jap-2-000-leke-policit-arrestohet/