Surprise Me!

Ora News – Shehu: Bashkia do ndërmjetësojë mes bizneseve dhe fermerëve për tregun

2016-09-27 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati për kryetar bashkie të Dibrës, Sherefedin Shehu sëbashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatrave Poçest, Bellovë, Rapdisht dhe Tomin.
Shehu u tha banorëve se me të kryebashkiak, Bashkia do tu kthehet qytetarëve dhe administrata e Bashkisë do të jetë në shërbim të tyre.
Sherefedin Shehu: Duke filluar nga dita e hënë më datë 12, Bashkia do të kthehet tek ju. Largimi i mbeturinave do të fillojë që ditën e parë. Ndërmarrja e Ujësjellësit do të vijë këtu tek ju do të zgjerojë sistemin e ujit të pijshëm. Bashkia ka një ndërmarrje për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të vaditjes dhe pranverën e vitit të ardhshëm do ta filloni me një sistem të kanaleve vaditëse të përmirësuar ndjeshëm.
Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritet i Sherefedin Shehut. Ai tha se Dibra i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, pasi ka prodhime bujqësore, blegtorale, pemëtari dhe potencial të madh turistik.
Bashkia, tha zoti Shehu do të jetë ndërmjetëse mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve të Dibrës, në mënyrë që prodhimet e tyre të gjejnë treg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/825938/

Buy Now on CodeCanyon