Vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës, kanë nisur edhe tensionet e para mes PS-PD.<br /><br />Partia Socialiste njofton se është dhunuar barbarisht nga militantë të PD-se, Administratori i Komunës Tomin, Nuri Meda. Sipas Damian Gjiknurit, koordinator i PS për zgjedhjet në Dibër, PD po ushtron terror në Dibër.<br /><br />Dhunimi i Administratorit te Komunës Tomin, Nuri Meda, konfirmohet edhe nëpërmjet fotove. Meda ka marrë fraktura në pjesën e syrit të majtë.
