24-orë pas vrasjes së zyrtarit të lartë të OSHEE-së Saimir Jaku, policia ka gjetur automjetin e djegur me të cilin dyshohet se kanë lëvizur dy autoret e kësaj ngjarje.

Sipas uniformave blu mjeti tip 'Benz' është gjetur i djegur mbrëmjen e së premtes në fshatin Vinjollë të Kurbinit zonë kjo e thellë malore.

Autoret e ngjarjes janë detyruar që të braktisin mjeti dhe më pas ti vënë flaken, pas ndjekjes që ju ka bërë policia.

Në zonë janë forca të shumta policie të cilët po ushtrojnë kontrolle, pasi autoret dyshohet se janë të fshehur në malin përreth.

Gjithashtu në ndihmë të policisë së qarkut të Lezhës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës ka ardhur dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme i cili po ushtron kontrolle në zonë nga ajri.

Pavarësisht se operacioni vijon që prej mesditës të së premtes ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.