Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KQZ përmes një deklarate për shtyp akuzon partitë politike se po pengojnë shpërndarjen e bazës materiale për procesin e votimit që do të jetë nesër në Dibër.
Përmes zëdhënëses KQZ shprehu shqetësimin për shpërndarjen e bazës materiale zgjedhore deri tani nga KZAZ nr 19 për çdo qendër votimi.
Drilona Hoxha: ?Shpërndarja e bazës materiale po ecën me ritme shumë të ngadalta deri tani është shpërndarë vetëm për 17 QV nga 118 në total. Shkak për këtë problematikë është bërë mosdërgimi i komisionerëve të QV nga partitë politike, pranë KZAZ për të marrë në dorëzim materiale zgjedhore që do të përdoren gjatë ditës së nesërme. Deri tani asnjë nga komisionerët e QV në Maqellarë e Peshkopi nuk kanë shkuar për të marrë në dorëzim bazën materiale zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/diber-partite-nuk-cojne-komisioneret-te-marrin-bazen-materiale-zgjedhore/