Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë raportoi në një dalje për mediat, probleme në disa Qendra Votimi në Dibër.<br /> <br />Sipas KVV, ndërrimi i 20 komisionerëve në mëngjes, shkaktoi vonesa në nisjen e procesit të votimit.<br /> <br />Po sipas KVV, edhe ndërrimi i një ambienti votimi, nga ambient publik në ambient privat, përbën gjithashtu një shqetësim për integritetin e procesit zgjedhor.
