Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Muharem Rama po shkon drejt fitores së zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës, pasi udhëheq me një diferencë prej 3257 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu të Partisë Demokratike.

Deri tani në bashkinë e Dibrës janë numëruar 74 kuti nga 118 në total.

Muharem Rama ka arritur që të fitojë edhe në disa nga bastionet e Partisë Demokratike.

Maqellara njihet si bastion i demokratëve, por pavarësisht kësaj edhe një vit më parë kur kandidonte Ilir Krosi, demokratët humbën në këtë njësi me një diferencë prej 34 votash në favor të kandidatit socialist, Shukri Xhelili.

Deri tani Muharrem Rama ka fituar njësitë e numëruara në Maqellarë, Luzni, Selishtë, Melan, Peshkopi dhe Tomin.

Procesi pas fillimit në mesnatë u ndërpre në orën 04:45 të mëngjesit për të rifilluar sot në orën 10:45 të paradites.

Nëse procesi ecën me këtë ritëm dhe nëse nuk do të ketë probleme procesi zgjedhor pritet që të përfundojë brenda ditës së sotme.

Procesi i numërimit po transmetohet live nga Report Tv nga grupi i xhirimit dhe gazetari Arsen Rusta, ndërsa po ndiqet me mjaft interes në KZAZ nr. 19 nga kandidatët, deputetët e dy partive dhe drejtuesit e degëve.

Në votim kanë marrë pjesë 60% e popullsisë, pra janë 33 978 vota për t'u numëruar.

Procesi votimit, por edhe ai i numërimit të votave vazhdon i qetë dhe pa probleme, policia është në gatishmëri në KZAZ numër 19 për të shmangur cdo incident.