Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maturanët që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë dhe nuk kanë informacion për vijimin e proçesit të riaplikimeve mund të informohen në Komisionet e Këshillimit ngritur në shkollat e mesme në të gjithe vendin. Ora News ndoqi nga afër ecurinë e punës në një prej komisioneve të ngritur në shkollën ?Sami Frashëri? për t?u njohur me shqetësimet që të rinjtë prezantojnë aty në pritje të riaplikimit për fazën e dytë. Fituesit në Universitete mund të regjistrohen nga data 13 deri më 20 shtator, ndërsa aplikantët e fazës së dytë mund të garojnë në 10 programe të studimit nga data 23-25 shtator.

Tiranë- Në fazen aktuale të regjistrimit ne universitete e cila mund te konsiderohet tranzit nga faza e parë në të dytën ka dy rrugë. Fituesit e fazës së parë do të regjistrohen në universitete nga data 13-20 shtator, dhe jo fituesit duhet të riaplikojnë sërish në 10 programe studimit.
Për të vijuar me fazen tjetër autoritetët arsimore kanë ngritur në gjimnazet e Tiranës dhe rrtheve komisionet e informimit.
Ora News ndoqi ecurinë e njerit prej tyre në shkollën ?Sami Frashëri?, ku maturanët jo fitues marrin këshilla per fazën e dytë të riaplikimit.
Maturanti:Kam aplikuar dhe për momentin nuk më ka dalë emri në asnjë nga 10 degët që kam hedhur.
Dritan Baduni, Mbikqyrës i Komisionit të Informimit:Në asnjë degë?
Maturanti: Jo.
Dritan Baduni: Je mërzitur?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maturantet-ne-pritje-te-riaplikimit-me-23-shtator-dorezojne-ankesat/