Sot 18 vite pa Azem Hajdarin. Më 12 shtator 1998, vritet në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990.<br />Në përkujtim të kësaj date, Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme homazhe te memoriali i themeluesit të partisë së parë opozitare, pas rënies së diktaturës.<br />Në ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të Hajdarit, figura të Partisë Demokratike, të njohur dhe simpatizantë.<br /> Një fjalë në nderim të Hajdarit, mbajti kreu i PD, Lulzim Basha. Sipas Bashës, kujtimi i Azem Hajdarit mbetet i gjallë dhe se vepra e tij është frymëzim për gjithë rininë demokrate. Kreu i PD-së thekson se dita e sotme është një apel për qytetarët.<br /> ?E sotmja është një ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh, sepse politika në aleancë me krimin, u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi, traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe shtetin ligjor, zhytjen e Shqipërisë në krim dhe pasiguri, dhe vrasjen e heroit të Shqipërisë Azem Hajdari.
