Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk do ta dërgojë në Kushtetuese ligjin e vettingut. Kreu i shtetit flet për herë të parë për fatin e ligjit të miratuar në seancën e jashtëzakonshme plenare të 30 gushtit në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo? në Report Tv.<br /> <br />Ndryshe nga çfarë PD pretendoi në fillim, Bujar Nishani nuk sheh deri më tani asnjë shkelje për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.<br /> <br />Megjithatë ai ka rezerva për rolin që ligji të cilin po e konsulton me juristë, i jep institucionit që drejton lidhur me emërimet në sistemin e ri të drejtësisë.