Përpos gjashtë ligjeve prioritare në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, në programin e punës së Kuvendit të Shqipërisë janë përfshirë edhe disa nisma të rëndësishme, të cilat prekin interesa të nëndheshme, por atakojnë drejtpërdrejt eksponentë të elitës politike.<br /><br />Projektligjet janë të mbartura nga sesionet e kaluara pikërisht për shkak të pasojave të paparashikueshme që mund të prodhonte miratimi dhe zbatimi i tyre. Bëhet fjalë për ngritjen e komisionit që do të hapë dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për projektligjin për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve disa antifashistëve të parë, të cilës më pas kanë mbajtur funksione drejtuese në regjimin komunist si dhe për kodin e ri etik, i cili disiplinon veprimtarinë e deputetëve, për ligjin për koncesionet etj.