Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa ka marrë pjesë në nisjen e vitit të ri shkollor në shkollën "1 Maji" ka thënë se deri në fund të mandatit të tij si kryebashkiak asnjë shkollë nuk do të ketë më mësim me dy turne.<br /><br />Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Veliaj ka thënë se ekspertët e bashkisë kanë punuar në 200 shkolla të Tiranës, në mënyrë që nxënësit të kenë kushte më të mira për një proces mësimor-edukativ më të suksesshëm.<br /><br />Por, Veliaj ka shtuar se me punën e mirë që është bërë në këtë drejtim, tashmë janë stafet pedagogjike dhe nxënësit ata që duhet të mirëmbajnë këto ambiente.
