Muharem Rama ka fituar zyrtarisht bashkinë e Dibrës. Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) fitoi me një diferencë të thellë prej 4 160 vota ndaj kandidatit të djathtë të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (APPD), Sherefedin Shehu.

Në përfundim të numërimit të 118 kutive të votimit në KZAZ nr.19 në Dibër, rezultoi se Muharem Rama ka marrë 18 597 vota, ndërsa Shehu mori 14 435 vota. Numërimi i votave zgjati rreth 19 orë dhe u shoqërua i qetë e pa incidente.

Muharem Rama ka arritur që të fitojë edhe në disa nga bastionet e Partisë Demokratike. Pas thellimit të diferencës, përfaqësuesit e PD janë larguar nga KZAZ nr.19. I vetmi që ka uruar kandidatin socialist ka qenë Aldo Bumçi i PD. ?

Surprizë ishte rënia e PD në bastionet e saj, pasi Muharem Rama ka arritur që të fitojë thellë në disa prej tyre. Maqellara, njësi e cila njihet si bastion i fortë i demokratëve, sërish është fituar nga e majta. Edhe një vit më parë kur kandidonte Ilir Krosi, demokratët humbën në këtë njësi me një diferencë prej 34 votash në favor të kandidatit socialist, Shukri Xhelili. Ndërsa Rama e thelloi diferencën në 588 vota.

Ndërkohë, Sherefedin Shehu ka humbur edhe në fshatin e tij të lindjes, Sllovë. Në përfundim të numërimit, Shehu ka rezultuar me 25 vota më pak se rivali i tij, Muharem Rama.

Muharrem Rama ka fituar në Maqellarë, Luzni, Sllovë, Zall Reç, Zall Dardhë, Muhur, Lurë, Kastriot, Arras, Fushë Cidhen, Selishtë, Melan, Peshkopi dhe Tomin, ndërsa Shehu ka fituar vetëm në Kalanë e Dodës.

Procesi i numërimit u transmetua live nga Report Tv, nga grupi i xhirimit, ndërsa gazetari Arsen Rusta raportoi dinamikën e shifrave kohë pas kohe.