Surprise Me!

Report TV - FMN: Zgjedhjet nuk duhet të zbehin luftën e nisur kundër informalitetit

2016-09-27 0 Dailymotion

Zgjedhjet e ardhshme mund të diktojnë ecurinë e reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria, pasi, për arsye elektorale, mund ketë një zbehje të disiplinës në luftën kundër informalitetit e evazionit fiskal dhe në atë të uljes së nivelit të humbjeve joteknike në sektorin elektroenergjetik.<br /><br />Kjo është ?frika? që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shfaqur në raportin më të fundit për Shqipërinë, të përgatitur nga misioni që ka vizituar vendit tonë. Mbështetja e fortë politike që kanë këto reforma, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, janë një faktor kyç në suksesin e tyre. Por ndryshimi i klimës politike mund të kthehet në një rrezik për reformat e nisura.

Buy Now on CodeCanyon