Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj i ka kthyer përgjigje përmes një letre kryeprokurorit Adriatik Llalla pas shqetësimit të ngritur nga ky i fundit sipas të cilit krijohet një ngërç institucional me Kushtetutën e re.<br /> <br />Në letrën e tij Xhafaj sqaron se i konsideron pretendimet e kryeprokurorit si të pambështetura në argumente kushtetuese.<br /> <br />Duke iu referuar standardit të parimit të vazhdimësisë ligjore dhe institucionale, kreu i komisionit shprehet se ky parim lidhet me zbatimin e ligjeve të miratuara, përderisa ato nuk janë shfuqizuar.
