Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur në qytetin e Pogradecit, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një moshatar i tij pas një konflikti për një femër.

Sipas policisë nga hetimet e para rezulton se në një lokal në rrugën 'Rinia' 18 vjeçari Fabian Muçllari ka qëlluar me automatik Fabio Hilën.

Fillimisht 18-vjeçari Hila ka mbetur i plagosur nga plumbat, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Autori është larguar nga vendngjarja, por disa minuta më pas është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Burime nga policia e Korçës sqarojnë se dy të rinjtë, kishin lënë një takim në qendër të qytetit të Pogradecit pas debatit në telefon, pasi Fabian Muçllari akuzonte Fabio Hilën se i kishte ngacmuar të dashurën në Facebook.