Rakip Suli deputeti i Partisë Socialiste nuk ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, ndërsa firma në pronësi të djalit të tij nuk ka përfituar para publike në shkelje të ligjit dhe konfliktit të interesit.<br /><br />Është ky vendimi i gjykatës kushtetuese e cila këtë të mërkurë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur si antikushtetues mandatin e deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës.
