Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta dhe Shezai Rrokaj janë dy kandidaturat e para të vetëshpallura për të marrë drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Rrokaj në këtë garë futet për herë të parë, ndërsa Meta kërkon të rikonfirmohet si kryetar.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Rrokaj shpjegoi se vendosi të kandidojë për kryetar të LSI.
Shezai Rrogaj: LSI është e hapur ndaj shoqërisë civile, idetë e mia janë bërë publike edhe në postin që unë kam mbajtur.Mendoj se pas një përvoje si kryetar i Tiranës, i drejtimit të Tiranës së mëparshme dhe Tiranës tani si Bashki, mendova që idetë e mia dhe platforma ime do ta shëndoshë LSI dhe në fund të fundit alternativat i bëjnë mirë një partie. Partia ka nevojë të hapet më shumë ndaj bazës, më shumë të rritë perfomancën e saj në bazë. Mendoj që idetë e mia do të dëgjohen me vëmendje nga anëtarësia e partisë. Unë dhashë shembullin tim, mund të mos jem i vetmi, mund të ketë dhe anëtarë të tjerë sepse gara është e hapur për të depozituar emrat për kandidim.Do të shkojmë përpara, anëtarësia do të vendosë se kush duhet të jetë fitues.
Duke u ndaluar tek platforma, zoti Rrokaj nënvizoi dy pika kryesore, hapjen e portisë ndaj shoqërisë civile dhe forcimin e bazës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shezai-rrokaj-perballe-ilir-metes-per-drejtimin-e-lsi/