Kryeqyteti është goditur mbrëmë nga një stuhi e fuqishme me shi të dendur dhe rrufe të cilat kanë sjellë një përkeqësim të situatës meteorologjike.

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur stuhi rrufesh dhe reshje të dendura që nga ora 23:00 e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, konkretisht deri në 02:30 minuta.

Nga përkeqësimi i motit, në orën 01:30 ka pasur një shpërthim nga zona e malit të Dajtit në një kohë kur binin rrufetë dhe kjo mund të lidhet me ndonjë goditje prej tyre të ndonjë shtylle elektrike ose transformatori të energjisë.

Ndërkohë, rreth orës 04:00 situata meterologjike është përmirësuar dhe reshjet e shiut janë ndërprerë.