Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat në Korçë në kuadër të zgjedhjes së drejtuesit të ri të LSI, teksa përballë do të ketë Shezai Rrokajn.<br /> <br />Nga Korça, Meta deklaroi se kemi të bëjmë me një garë të rëndësishme sepse kjo është gara për të ardhmen e LSI-së, e cila njëkohësish është një demonstrim, i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit.<br /> <br />"Besoj që kemi të bëjmë me një garë të rëndësishme sepse kjo është gara për të ardhmen, nuk është thjesht gara për kryetarin.
