Avokati i pilotit italian, Aleksandër Ndrejaj, i cili vetëm disa ditë më parë u rrëzua me avionin e tij në Ishëm, ka mohuar akuzat se klienti i tij është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.<br /> <br />Në një intervistë të dhënë ai ka shtuar se, klienti i tij nuk ka bërë asnjë deklaratë ku të ketë pranuar një fakt të tillë.<br /> <br />Përveç kësaj, ai shprehet se Guidi ka qenë në Shqipëri më përpara, por thjeshtë si turist, ndërkohë që ka shtuar se në telefonin e tij janë gjetur vetëm numrat e kontaktit të familjarëve të tij dhe jo numra trafikantësh.