Teatri i fëmijëve ka dhënë mbrëmë në sallën e Teatrit Kombëtar shfaqjen e parë të sezonit artistik ?Rozi dhe kopshti magjik?. <br /><br />Kjo pjesë teatralo-muzikore do të ngjitet sërish në skenë në mbrëmjen e sotme. <br /><br />Drejtoresha e Teatrit të Fëmijëve Monika Lubonja e konsideron suksesin e shfaqjes si një ogur të mirë për ngritjen e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve krahas atij të kukullave, ku ka filluar veprimtaria artistike e këtyre aktorëve të vegjël.