Berisha nuk ka munguar me replikën e tij të radhës. Sipas deputetit, Rama ia prishi kontratën kompanisë së libanezit, dhe se të gjitha veprimet, përfshirë dhe gjyqet u bënë në kohën kur e majta ka qenë në pushtet, si dhe gjyqet.<br />?Investimet e huaja. Rama përmendi investimet e tre muajve të fundit. Përsa i përket rrahjes së biznesmenit jam prononcuar dhe e kam dënuar. Dënova me ashpërsi krimin e mafies qeveritare ndaj biznesmenit libanez.<br />Një javë më parë kam denoncuar sulmin brutal ndaj biznesmenit Mitri dhe kam kujtuar kërcënimin me jetë konsullit të Libanit, se gjeti një investitor për ARMO-n.<br />Vijmë te rasti konkret te gjykatësi?<br />Akti i parë që ka bërë Rama, pasi erdhi në pushtet, ndaj kësaj kompanie, më datë 29 shtator 2013 ishte prishja e kontratës së qerasë në lidhje me pronarit të ligjshëm. Në datë 22 shkurt 2014 me urdhër të Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e shoqërisë OMNIX Albania. Pra nga data 22 shkurt OMNIX Albania sipas Ramës nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në Shqipëri. Isha unë në pushtet apo ju?
