Nuk do të ketë një premierë të posaçme për çeljen e sezonit në ri artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Nisja e këtij sezoni artistik do të shënohet me baletin Carmina Burana të koreografit hungarez Juri Vamosh.

Drejtoresha e institucionit, Zana Çela këtë ringjitje në skenë të baletit e shpjegon me kohën e shkurtër të marrjes së detyrës dhe faktin që teatrin e gjeti pa kalendar

Teatri i Operës dhe Baletit në janar do të nis rikonstruksionin. Sipas Çelës do të zgjerohen hapësirat dhe do të rregullohet efekti i fonisë së skenës. Po çfarë do të ndodh me shfaqjet.

Carmina Burana kjo vepër madhore e Karl Orfit angazhon 200 artistë në skenë. Në shfaqejn që do të jepet më 23 dhe 24 shtator janë përfshirë edhe artistë të rinj.

Sipas dretoreshës Çela është bërë një rifreskim i veprës, ku një rol të veccantë do të luajë edhe dirigjenti italian Alessandro Cadario që thotë se për herë të parë provon të dirigjojë për Carmina Buranan si balet.