I ftuar në studion e Report Tv për diskutim e çështjes së plehrave, deputeti i PS, Ervin Bushati deklaroi se ka një keqkuptim, pasi mbetjet që do të importohen janë në listën e gjelbër që është miratuar nga Komuniteti Europian.

"Mendoj që ka një keqkuptim te madh, nuk flitet për plehra por flitet për mbetje ne shumicën e tyre teknologjike do jetë patjetër pjesë nga një listë e gjelbër që është e miratuar nga Komuniteti Europian që ka të bëjë me disa industri ricikluese apo dhe të pastrimit të mjedisit që janë materialë plastike, letër karton, mbeturina druri, dur alumine apo kanaçe.

Gjithë ky diskutim është për mendimin tim është e njëjta gjë ashtu si një fëmijë i vogël ka frikë nga doktori ose nga ilaçi apo kura që do marri se i dhëmb dhe largohet dhe mbyll sytë kështu më duket dhe reagimi i një pjesë të caktuar le të themi të opinionistëve apo në media që e bëjnë një gogol të madh kur nuk ka sens' deklaroi.

Kuvendi miratoi dje me 63 vota "pro", 27 kundër dhe 4 abstenime, ligjin për importin e mbetjeve urbane.

Ligji kaloi vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Por edhe nga radhët e mazhorancës ka pasur rrjedhje të votave.