Çfarë po hetohet në këto 9 muaj të vitit 2016 në prokurorinë shqiptare dhe cila është dosja që ka sjellë kërcënimin e drejtpërdrejt dhe me jetë të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla?<br /> <br />Kjo përgjigje ende mungon si nga vetë prokurori Llalla dhe nga institucionet që po hetojnë mbi këtë situatë të krijuar nga muaji Korrik 2016 e deri ditët e para të shtatorit ku familja llalla, bashkëshortja dhe dy fëmijët kanë lënë Shqipërinë.<br /> <br />ReportTv sjell një vëzhgim të njoftimeve zyrtare të vetë prokurorisë ku rezulton se dosjet e këtij 9 mujori janë nga Sekuestro pronash në miliona eruo dhe deri në hetim pasurish për zyrtarë të lartë.
