Aleksandër Bardhi, 47-vjeç, vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhi ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandë. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Policia, rreth orës 00:35, në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili është vrarë me armë zjarri. Dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar me armë kallashnikov.<br /><br />Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryetar i njësisë administrative Kaçinar. Petrit Bardhi njihet person me precedent penal, pasi është arrestuar dy herë nga policia, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. <br /><br />Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit "Automatik" në rrugën hyrëse të këtij fshati.