Bashkia e Tiranës ka nisur investimet edhe në periferi, duke ruajtur të njëjtat standarde si në qendër. Një nga investimet më të reja është ajo e rrugës që lidh zonën e Lundrës me Farkën, me parametra të njëjtë si në gjerësi, trotuare e cilësi si çdo rrugë tjetër që Bashkia e Tiranës po ndërton në qendër të saj.<br /><br />Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punën e përfunduar në këtë segment rrugor dhe theksoi se sfida e bashkisë është që të krijojë një kohezion të plotë mes qendrës dhe periferisë së Tiranës, duke ofruar të njëjtat shërbime dhe standarde në investime.<br /> <br />?Falenderoj kolegët që janë përkushtuar për këtë investim cilësor. E vlerësoj shumë sepse ka qenë gjithmonë sfidë se si të krijojmë një kohezion midis njësive të reja, që i janë bashkuar Tiranës dhe qendrës së qytetit. Ky është një investim i cili ndihmon lidhjen mes zonës së Lundrës dhe Farkës, për 3 mijë banorë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu?, deklaroi ai. Veliaj shtoi se bashkia ka hartuar një plan të plotë për rrugët lidhëse mes fshatrave, i cili do të shtojë ndjeshëm edhe vlerën e pronës në gjithë këto zona
