?Ishim duke patrulluar kur na përplasën...? Kështu shprehen Besim Voja dhe Neil Hoxha, dy kolegët e policit të ndjerë Ervin Haxhia që u aksidentuan mbrëmjen e së dielës nga një i ri që udhëtonte me shpejtësi.

Efektivët ishin duke përfunduar shërbimin, por gjysëm ore para se turni tjetër të merrte detyrën, ndodhi e paimagjinueshmja.

?Nuk e kuptuam, humbëm ndjenjat. Gjysëm ore para se të linim shërbimin na goditi makina me fuqi?, thane Voja dhe Hoxha.

Të dy policët ndodhen të shtruar tek Trauma, në një nga dhomat e pavionit të neurokirurgjisë.