Policia e Tiranës ka arrestuar një person të dënuar për vrasje.<br /> <br />Vladimir Baku 33 vjeç nga Elbasani ka rënë në pranga, pasi ishte në kërkim për vrasjen e Florenc Zhgunit më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi.<br /> <br />33 vjeçari është dënuar me 18 vjet burg për vrasje me dashje. Pas arrestimit nga efektivët e Komisariatit Nr.2 në Tiranë, Vladimir Baku i'u dorëzua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
