Ende pa zbutur plaga e Dibrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, befas është para një sfide tjetër elektorale, e cila mund t?i qetësojë apo t?i trazojë më tej ujërat në partinë më të madhe në opozitë.

Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo u hap rrugë zgjedhjeve të reja, duke e kthyer Ersekën, ashtu si Dibrën, në një tekst politik si për mazhorancën ashtu edhe për opozitën shqiptare.

Ndonëse kreu i shtetit Bujar Nishani nuk ka dekretuar ende datën për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Bashkinë Kolonjë, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet këtë të hënë, për të evituar një tjetër humbje të mundshme, e gjatë radhazi që nga zgjedhjet 2011. Sipas burimeve, kryetari Berisha ka zhvilluar një takim me një rreth të ngushtë për strategjinë që do të ndiqet për Kolonjën.

Në fokus të takimit është profili i kandidatit dhe taktika zgjedhore. Ndërkaq, Viktor Duro, kandidati që humbi përballë Malos në 2015, u shpreh se dega e PD është në pritje të udhëzimit të kryetarit Basha. Megjithatë, dega e PD Kolonjë, po gjatë kësaj të hënë, ka nisur mobilizimin për sfidën e zgjedhjeve, në përpjekje për të evituar fatin e Dibrës, ndërsa nuk mundon as lakimi i kandidaturave të mundshme.