?Nata Arabe? me regji të Stefan Çapalikut do të vijë në Teatrin e Metropolit duke rikthyer në skenë edhe një nga aktoret e larguara nga Shqipëria prej vitesh. Ajo është Ema Ndoja, e cila ka mërguar në Gjermani dhe nuk vazhdon aktualisht ndonjë karrierë teatrore.<br /> <br />Regjisori i shfaqjes Stefan Capaliku pohon se e ka zgjedhur aktoren Ndoja posaçërisht për premierën, ku ajo do të luajë edhe një pjesë të guximshme në skenë. Sipas skenarit do të zhvishet nudo.<br /> <br />Janë këto disa nga skenat që rrëfejnë se si do të jetë shfaqja ?nata arabe?, ku performojnë aktorët Ema Ndoja, Naun Shundi, Dasara Xhangolli, Erion Hinaj e Jozef Shiroka.
