Këshilli i Ministrave ka depozituat në Kuvend ligjin e ri për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Projektligji parashikon për herë të parë një sistem gjithëpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve, duke ripërcaktuar qartë detyrat e mekanizmave institucionale dhe strukturave të mbrojtjes së fëmijëve në nivel qendror dhe lokal.<br /><br />Drafti parashikon se pavarësisht kushteve ekonomike, identitetit, vendbanimit dhe etnisë, çdo fëmije duhet t?i garantohet mirërritja, siguria, ruajtja e identitetit, zhvillimi fizik dhe mendor, privatësia, mirëqenia, arsimimi, ushqyerja, strehimi, argëtimi, shërbimi shëndetësor, arsimimi, dëgjimi i mendimit, e drejta e informimit etj.